05/07/2009
BEOGRAD, Serbi -- Serbia dhe Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) firmosën të premten (3 korrik) një protokoll mbi mospërhapjen e armëve bërthamore. Kjo shtesë tek një marrëveshje ekzistuese mbi inspektimin e strukturave bërthamore u firmos nga drejtori i përgjithëm në vizitë i IAEA Mohamed El Baradei dhe zëvendës-kryeministri serb Bozidar Djelic. "Ky protokoll tregon se komuniteti ndërkombëtar mund të mbështetet mbi Serbinë në luftën kundër terrorizmit dhe kundër shtimit të armëve bërthamore," të dy zyrtarët thanë në një deklaratë të përbashkët. Djelic tha se menjëherë që parlamenti ratifikon protokollin, IAEA do të kryejë inspektime të detajuara në të gjithë vendin. (Beta, Xinhua, AFP - 03/07/09)