03/07/2009
NIKOSIA, Qipro -- Presidenti Demetris Kristofias dhe udhëheqësi qipriot turk Mehmet Ali Talat zhvilluan një raund tjetër bisedimesh që synoi ribashkimin e ishullit të ndarë të enjten (2 korrik). Ky raund përfundoi fazën e parë të bisedimeve mbi kapitullin e Territoreve në bisedime. Takimi tjetër, pas një jave, do të përqëndrohet në çështjet e sigurisë. (Famagusta Gazette - 03/07/09; Cyprus Mail, Zaman, UN news centre - 02/07/09)