Mobile | RSS | News Feeds | Facebook | Flickr | Twitter |

Media greke anullon grevën pas vendimit të gjykatës

03/07/2009

ATHINE, Greqi -- Një greve e planifikuar nga media të enjten (2 korrik) u desh të anullohej pasi një gjykatë në Athinë e shpalli atë të paligjshme. Vendimi erdhi pak pasi greva filloi në drekë, duke e detyruara atë të ndalej. Gazetarët ishin duke protestuar kundër mbylljes së dy organeve të medias -- gazetës Eleftheros Typos dhe stacionit të radios City -- pronarët e të cilëve fajësuan krizën ekonomike të vazhdueshme. Organizatorët e protestës thonë se nuk do të heqin dorë.

Në lajme të tjera, dy shpërthime të fuqishëm tronditën Athinën qëndrore të premten herët. I pari dëmtoi makina dhe ndërtesa në një kryqëzim në qarkun Ambelokipi. Dy gazeta morrën telefonata që paralajmëronin për bombën, por nuk u përmend ndonjë vend i caktuar. Shpërthimi i dytë shkaktoi dëmtim të rëndë në Institutin Helenik për Politikën e Emigracionit. Asnjë grup nuk ka marrë akoma përsipër përgjegjësi për secilin sulm. (Nafhtemporiki, Ethnos, Vima, Sky, AFP - 03/07/09; Focus - 02/07/09)

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes