03/07/2009
SHKUP, Maqedoni -- Përfaqësuesi i Posatçëm i BE në Maqedoni Ervan Fuer përsëriti të enjtën (2 korrik) se qeveria duhet të emërojë një pasues për Zëvendës/Kryeministrin për Integrimin në BE Ivica Boçevski që dha dorëheqjen sa më shpejt që të jetë e mundur. Fuer tha se ai e kishte theksuar atë gjatë një takimi me Kryministrin Nikola Gruevski. "Ne besojmë se është shumë e rëndësishme që të vazhdojmë procesin e reformave. Një pozicion bosh në një institucion kaq të rëndësishëm mund të ketë një ndikim negativ," tha ai. Boçevski dha dorëheqjen të martën, duke thënë se kishte bërë gjithshka që mundej në këtë funksion. (Kirilica, MIA - 02/07/09)