03/07/2009
BEOGRAD, Serbi -- Qeveria mbështeti Presidentin Boris Tadiç të enjten (2 korrik), duke pranuar se serbët e pakicës në Kosovë nuk duhet të marrin pjesë në zgjedhjet vendore të nëntorit atje. Tadiç, udhëheqës i Partisë Demokratike (DS) në pushtet, thotë se kushtet për serbët e Kosovës janë të papërshtatshme dhe se siguria e tyre nuk mund të garantohet.
Në një takim të enjten, qeveria serbe arriti në përfundimin se zgjedhjet e nëntorit nuk do të organizohen në përputhje me rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB, e cila e vendos Kosovën nën kontrollin e OKB. Mospëlqimi i vetëm në Beograd erdhi nga Partia Liberal Demokratike e opozitës, një ish-pjesë e DS. Udhëheqësi i partisë, Cedomir Jovanoviç, thotë se Beogradi nuk duhet t'u kishte bërë thirrje serbëve të Kosovës që të bojkotonin votimin. (FoNet, Beta, Tanjug, B92 - 02/07/09)