03/07/2009
TIRANE, Shqipëri -- Komisioni Qëndror Zgjedhor (KQZ) vendosi të enjten (2 korrik) që të sjellë kutitë e fundit të votimit nga rajonet e Lezhës dhe Fierit dhe t'i numërojë votat drejtpërdrejt në televizionin kombëtar në Tiranë. Rezultatet përfundimtarë pritet të premten vonë. Votimi është kundërshtuar në Shkodër, Berat dhe Fier.
Rezultatet të enjten e vendosnin Partinë Demokratike, që kryeson aleancën në pushtet, një vend me pak sesa 71 që janë të nevojshme për të krijuar një qeveri. Aleanca e opozitës, Bashkimi për Ndryshim, ka 66 vende dhe Lëvizja Socialiste për Integrim ka katër.
Në deklarata të veçanta të enjten, si Komiteti Shqiptar i Helsinkit, ashtu edhe Ambasadori i SH.B.A. në Shqipëri Zhon Uidhërs i bënë thirrje KQZ të përfundojë numërimin e votave me dinjitet. (Top News, Alsat, Ora News, Shekulli, Telegrafi, Top Channel, News 24 - 03/07/09)