02/07/2009
BEOGRAD, Serbi -- Një granatë dore shpërtheu të mërkurën (1 korrik) duke vrarë një person në shtëpinë e tij në Novi Sad dhe duke plagosur të shoqen. Media vendase njoftoi se burri e aktivizoi granatën vetë. Policia po heton. (Beta, B92, Netpress - 02/07/09)