02/07/2009
BEOGRAD, Serbi -- Ndonse zgjedhjet janë më tepër se katër muaj larg, Presidenti Boris Tadiç tha të mërkurën (1 korrik) se nuk ka mbrojtje për pakicën serbe për të marrë pjesë në zgjedhjet vendore të nëntorit në Kosovë. As nuk do të kishte, tha ai, ndonjë garanci se serbët do të kishin ligjshmëri në institucionet e Kosovës. Prandaj, tha ai, Beogradi nuk do t'i jepte zgjedhjeve ndonjë mbështetje.
Homologu i tij i Kosovës Fatmir Sejdiu, u përgjigj duke thënë se deklarata e Tadiç është "provë e një qëndrimi irracional dhe të padrejtë ndaj serbëve të Kosovës pasi Tadiç po përpiqet t'i ndalojë ata nga pranimi i realitetit në Kosovë". Zëvendës/Kryeministri Hajredin Kuçi i kujtoi bashkësisë serbe se duke marrë pjesë në zgjedhje, ata do të merrnin më shumë përgjegjësi. (Zeri, Koha Ditore, Express, Kosova Sot, Lajm - 02/07/09; B92 - 01/07/09)