02/07/2009
SARAJEVE, Bosnje dhe Herzegovinë (BiH) -- Një polic i akuzuar për vrasjen e 200 vetëve gjatë konfliktit të 1992-1995 u arrestua të mërkurën (1 korrik). "Polici Sasha Zeçeviç u arrestua në vendin e tij të punës në komisariatin e qytetit Prijedor," njoftuan prokurorët e gjykatës së BiH. Viktimat, muslimanë dhe serbë kroatë, dyshohet se u transportuan më 1992 nga një kamp burgu në Prijedor, në Koriçanske Stjene. Trupat e shumicës së vitkimave nuk u gjetën kurrë. (AFP, UPI, Fena, B92, Nezavisne Novine, Dnevni Avaz - 01/07/09)