02/07/2009
ATHENE, Greqi -- Një tërmet i fortë me magnitudë 5.9 të shkallës Rihter u rregjistrua në jug të ishullit të Kretës të mërkurën (1 korrik). Epiqendra ishte 30 km thellë në Detin Mesdhe, rreth 450 km në juglindje të Athinës. Një tërmet i dytë, me magnitudë 4.5, ndodhi disa minuta më pas. Nuk pati njoftime për dëme ose plagosje. (Zugla, ANA-MPA, UPI, AP - 01/07/09)