30/06/2009
NIKOSIA, Qipro -- Uashingtoni shpreson se dy bashkësitë qipriote do të arrijnë një "rrugëdalje historike" këtë vit për t'i dhënë fund ndarjes së ishullit, tha të hënën (29 qershor) Ndihmës Zëvendës/Sekretari i Shtetit të SHBA Methju Bryza gjatë një vizite në Nikosia. 'Ne do të duam të presim dhe të parashikojmë se do të ketë një marrëveshje deri nga fundi i këtij viti," u tha ai gazetarëve pas takimit me këshilltarin e Presidentit Dimitris Kristofias, Xheorxhe Iakovu. Bryza përsëriti se Uashingtoni nuk ka rol të posatçëm në procesin e ribashkimit dhe nuk parashikon ndonjë të tillë nëse bashkësitë qipriote nuk kërkojnë ndihmë. Më pas gjatë ditës, ai u takua me udhëheqësin qipriot turk Mehmet Ali Talat dhe Kryeministrin Dervish Eroglu.
Në lajme të tjera të hënën, Kristofias caktoi Miçalakis Papagjeorgjiu si shefin e ri të policisë së Qipros. Aktualisht, zëvendës/shef, ai zëvendësoi Jakovos Papakostas i cili dha dorëheqjen në 18 qershor pas një hetimi në ikjen vitin e kaluar të kriminelit famëkeq Antonis Kitas. Ky i fundit, që bënte një dënim të përjetshëm për përdhunimin dhe vrasjen më 1994 të dy të huajve, iku nga një spital privat në Nikosia në dhjetor dhe u kap një muaj më pas. (CNA, AFP, AP, Hurriyet, Anadolu news agency, Haber Turk, Famagusta Gazette, Financial Mirror, iKypros - 29/06/09)