30/06/2009
BUKURESHT, Rumani -- Prokurorja e Përgjithshme Laura Kodruta Koveshi i kërkoi të hënën (29 qershor) Presidentit Traina Bashesku që të autorizojë një hetim penal për ish-Ministrin e Privatizimit Ovidiu Musetesku, njoftoi media. Musetesku është dyshuar për shpërdorimin e detyrës në lidhje me privatizimin më 2001 të ndërmarrjeve të aluminit Alro Slatina dhe Alprom SA. Prokurorët thonë se ai me qëllim uli vlerën e aksioneve në pronësi të shtetit në të dy ndërmarrjet dhe se procesit i mungoi transparenca. (Mediafax, Hotnews, Reuters - 29/06/09)