30/06/2009
PRISHTINE, Kosovë -- Presidenti Fatmir Sejdiu dhe Kryeministri Hashim Thaçi nënshkruan marrëveshjet me FMN dhe Bankën Botërore në Uashington duke e bërë Kosovën një anëtare të plotë të dy organizatave ndërkombëtare të hënën (29 qershor). "Anëtarësimi forcon sovranitetin, hap perspektiva për zhvillimin ekonomik dhe krijon vende pune për Kosovën e pavarur," tha Thaçi . "Bashkimi me këto institucione të rëndësishme financiare do ta bëjë Kosovën një shtet fuksional dhe do të bindë mjaft shtete për ta njohur atë si shtetin më të ri të globit," i tha një konference shtypi në Uashington Ministri i Financave Ahmet Shala. (Zeri, Koha Ditore, Express - 30/06/09; RTK, Telegrafi, AFP, AP - 29/06/09