29/06/2009
SOFJE, Bullgari -- Komisioni Qendror Zgjedhor ka regjistruar 19 vëzhgues të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës (PACE) për zgjedhjet parlamentare të 5 korrikut, njoftoi media të dielën (28 qershor). Më parë këtë muaj, PACE protestoi ndaj autoriteteve bullgare për mosdhënien e një ftese për pjesëmarrjen e saj në një vëzhgim ndërkombëtar, duke vënë në dukje se sipas rregullave ekzistuese kjo është një e drejtë e patjetërsueshme. PACE paralajmëroi gjithashtu se mungesa e bashkëpunimit të vendit mund të rezultojë në sanksione. (Sofia news agency, BGNES, BNR - 28/06/09)