29/06/2009
PRISHTINE, Kosovë -- Qeveria minimizoi të dielën (28 qershor) sugjerimet e një mosmarrëveshjeje kufitare që po lind midis Kosovës dhe Serbisë në Kosovën lindore. Reagimi erdhi pas një serie pretendimesh rreth një njësie patrullimi të xhandërmarisë serbe në fshatin Karaçevo, një zonë që Kosova thotë se është pjesë e territorit të saj. Sipas njoftimeve, serbët dyshohet se ngritën një pikë kontrolli që ata thonë se shënon kufirin midis dy vendeve. Sipas policisë kufitare të Kosovës, patrulla serbe hyri të premten në zonën që banorët e konsiderojnë pjesë të Kosovës, ndërsa KFOR e konsideron atë pjesë të Serbisë. Nënkryeministri Hajredin Kuçi tha se qeveria, së bashku me KFOR, do të përcaktojnë qartë zotërimin e zonës. Gjatë dekadës së kaluar, KFOR ka patrulluar një "vijë të gjelbërt" prej 5 km në kufi. (Koha Ditore, Zeri, Epoka e Re - 29/06/09; Kohavision, RTK - 27/06/09)