29/06/2009
ANKARA, Turqi -- Ministri i Kulturës Ertugrul Gunaj thotë se Turqia ka në plan të rihapë Seminarin grek ortodoks në ishullin Hejbeliada (greqisht: Halki) të Stambollit, gati katër dekada pasi është mbyllur. Ai tha të dielën (28 qershor) se "Seminari aktualisht nuk përputhet me sistemin tonë universitar, por do të punohet për një formulë tjetër[...] Nuk ka asnjë problem politik." Seminari, e vetmja njësi e Kishës Ortodokse Lindore që duhej të trainonte priftërinjtë në Turqi, u mbyll më 1971, pasi u miratua legjislacioni që vendosi institucionet e arsimit të lartë nën kontrollin shtetëror. Greqia dhe BE kanë kërkuar prej kohësh që të rihapet Halki, që Turqia të tregojë se respekton të drejtat e pakicës së krishterë të saj. (Vatan - 29/06/09; Milliyet, Hurriyet - 28/06/09)