28/06/2009
LJUBLJANA, Slloveni -- Qeveria ka dërguar një notë proteste në ambasadën kroate në Ljubljanë lidhur me shkeljet e pretenduara të hapësirës ajërore të Sllovenisë, njoftoi media të premten (26 qershor). Sipas ministrisë së jashtme sllovene, dy avionë luftarakë kroat që shoqëronin një delegacion të huaj shkelën hapësirën ajërore të vendit në 19 qershor. Ministria tha se kjo çështje po trajtohet më shumë si një incident se sa si një provokim. (Javno, STA, Dnevnik, B92, Glas Srbije - 26/06/09)