28/06/2009
SOFJE, Bullgari -- Disa mijëra njerëz u mblodhën në qendrën e Sofjes të premten (26 qershor) për të protestuar kundër masave anti-krizë të qeverisë, njoftoi media. Ata kërkuan mbrojtje më të mirë të vendeve të punës, një pagë minimale mujore prej 400 levash (rreth 200 euro), kompensim më të lartë papunësie dhe reforma në arsim dhe kujdes shëndetësor. Tubimi u organizua nga Konfederata e Sindikatave bullgare Podkrepa. (Sofia news agency, bTV, Darik, Reuters, AP - 26/06/09)