Mobile | RSS | News Feeds | Facebook | Flickr | Twitter |

Rumania do të hetojë tetë ministra të qeverisë

26/06/2009

BUKURESHT, Rumani -- Agjensia Kombëtare e Integritetit (ANI) është gati të hetojë tetë ministra lidhur me papërputhshmëritë në deklarimet e tyre të pasurisë, njoftoi të enjten (25 qershor) Presidenti i ANI, Aleksandru Makovei. Të tetë ata janë më të pasurit në qeveri, me pasuri që shkon në 8 milionë euro, tha Makovei. Realitatea TV sugjeroi se Ministri i Ekonomisë Adriean Videanu kryeson listën me pasuri peronale të vlerësuar në 2 milionë euro. Ministri i Transportit Radu Berkeanu është i dyti me 1.87 milionë euro, pasuar nga Ministri i Drejtësisë Katalin Predoiu, me 1.6 milionë euro dhe Ministri i Mbrojtjes Mihai Stanishoara me 250,000 euro. Të gjithë ata janë anëtarë të Partisë Liberale Demokratike.

Anëtarët e qeverisë nga Partia Social Demokratike kanë më pak. Më i pasuri prej tyre është Ministri i Bujqësisë Ilie Sarbu i cili ka deklaruar pasuri prej 208,000 euro. Presidenti Traian Bashesku ka thënë se nuk do të ngurrojë të pezullojë çdo ministër nën hetim për mbushjen e deklarimeve të rreme të pasurive. Kryeministri Emil Bok ka thënë se nuk do të kishte problem në zëvendësimin e Ministres së Rinisë Monika Jakob Ridzi nëse një panel parlamentar gjen se ajo shpërdoroi fondet publike. (Adevarul - 26/06/09; Realitatea - 25/06/09)

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes