21/06/2009
ANKARA, Turqi -- Një ushtar u vra dhe dy të tjerë u plagosën vonë të premten (19 qershor) në përplasje me anëtarët e Partisë terroriste të Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), njoftoi të shtunën media, duke cituar burimet ushtarake. Luftimet shpërthyen në provincën lindore të Tunceli gjatë një operacioni të ushtrisë për të shpëtuar dy civilë të marrë peng nga PKK në fillim të kësaj jave. Forcat e sigurisë nuk arritën të shpëtojnë pengjet, por operacioni vazhdon, tha ushtria.
Në lajmet e tjera të së premtes, shpëtuesit gjetën trupat e dy njerëzve të cilët njoftoheshin si të zhdukur në një përplasje helikopteri në jugperëndimin e Turqisë. Një helikopter luftarak me pesë njerëz në bord u përplas të enjten midis zonës së qytetit Mugla dhe Milas. Dy shtetas turk -- një pilot dhe një anëtar i shërbimeve pyjor të mbrojtjes -- u vranë. Të tre anëtarët e tjerë të ekuipazhit, të cilët njoftohen se janë ukrainianë, u shpëtuan. (Milliyet, Cumhuriyet - 21/06/09; Anadolu news agency, TRT, Hurriyet, Reuters - 20/06/09; Zaman, Hurriyet, AP, Press TV - 19/06/09)