19/06/2009
BUKURESHT, Rumani -- Gjykata e Popullit e Bukureshtit vendosi të enjten (18 qershor) se anëtari i sapozgjedhur në Parlamentin Europian (PE) Xhorxhe Bekali, i akuzuar për rrëmbimin e tre vetëve që ai thotë se i vodhën makinën, nuk mund të largohet nga vendi. Vendimi do ta pengojë Bekalin nga marrja e detyrave të tij në PE. Tregtari që ka në pronësi skuadrën e futbollit Steaua të Bukureshtit, konkurroi në listën e Partisë nacionaliste për Rumaninë e Madhe.
Në lajme të tjera, ish-Presidenti Ion Iliesku u shfajësua të enjten në lidhje me një hetim penal për ngjarjet e qershorit 1990 kur një protestë civile u shtyp me ndihmën e një grupi minatorësh. Iliesku ishte akuzuar për përhapje të luftës, genocidit, trajtimit shnjerëzor dhe bashkëpunimit në tortura. Ai ishte president nga 1990 deri më 1996 dhe përsëri nga 2000 deri më 2004. (Cotidianul, Realitatea - 19/06/09; Hotnews.ro, Mediafax - 18/06/09)