Mobile | RSS | News Feeds | Facebook | Flickr | Twitter |

Kroacia dhe Sllovenia dështojnë të zgjidhin mosmarrëveshjen kufitare

19/06/2009

BRUKSEL, Belgjikë -- Kroacia dhe Sllovenia dështuan që të zgjidhin mosmarrëveshjen e tyre të gjatë mbi kufirin në takimin e ndërmjetësuar nga BE midis Ministrit të Jashtëm Gordan Jandrokoviç dhe homologut të tij slloven Samuel Zbogar, të enjten (18 qershor) në Bruksel. Zbogar u tha më pas gazetarëve se Kroacia kishte prishur bisedimet duke hedhur poshtë propozimin më të fundit të Komisionerit të Zgjerimit të BE, Olli Rehn mbi çështjen. Jandrokoviç e mohoi këtë, duke thënë se Zagrebi ka pranuar ofertën e kompromisit përfundimtar. Kryeministri kroat Ivo Sanader i ka kërkuar Sllovenisë që të heqë menjëherë bllokadën e saj ndaj bisedimeve të pranimit në BE të Kroacisë dhe ofroi dy propozime që kanë për qëllim përfundimin e bllokimit, që përfshijnë të dyja dokumentimin e kufirit. Zbogar tha se e gjente " enigmë" që Kroacia po ofronte propozime alternative ndërsa vazhdojnë bisedimet. (HRT, STA, HINA, Javno, RTS, EUobserver, Reuters, AFP - 18/06/09)

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes