Mobile | RSS | News Feeds | Facebook | Flickr | Twitter |

Greqia ndalon të dyshuarit e Siemens që të udhëtojnë

15/06/2009

ATHINE, Greqi -- Prokurorët grekë kanë ndaluar 21 të dyshuar në një hetim korrupsioni në vazhdim që të largohen nga vendi, njoftoi media të shtunën (13 qershor). Ndalimi u lëshua pasi dy të dyshuar, ish-ekzekutivët e Siemens, Kristos Karavellas dhe Mihalis Kristoforakos, u larguan. Asnjë nuk është akuzuar zyrtarisht ende për rastin, i cili përfshin rrushfet të pretenduar ndaj zyrtarëve të degës greke të Siemens në këmbim të kontratave të leverdisshme.

Në lajme të tjera, rojet grekë të kufirit kapën të dielën 128 emigrantë të paligjshëm, duke përfshirë tetë fëmijë, në dy operacione më vete në ishujt Lesbos dhe Samos. Emigrantët kishin hyrë në ujrat territoriale grekë nëpërmjet tre gomoneve. Në operacione u arrestua gjithashtu një trafikant i dyshuar njerëzish. (ANA-MPA, ERT, DPA - 14/06/09, Kathimerini, AP - 13/06/09)

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes