11/06/2009
ANKARA, Turqi -- Turqia dhe Iraku nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi të mërkurën (10 qerrshor) duke rritur më tej përpjekjet kundër Partisë terroriste të Punëtorëve të Kurdistanit (PKK). Zëvendës Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë irakene, Gjeneral Nasier Abadi dhed homologu i tij turk, Hasan Igsiz, e nënshkruan marrëveshjen në Ankara. Të enjten, Zëvendës/Presidenti i Irakut Tarik al-Hashimi takohet me Presidentin turk Abdullah Gul dhe Kryeministrin Rexhep Tajip Erdogan në Ankara.
Në lajme të tjera, Gjyakata e Apelit e Ankarasë mbështeti të mërkurën dënimet me burg të përjetshëm për gjashtë anëtarë të al-Kaedës akuzuar për përfshirje në një shumicë sulmesh vdekjeprurëse terroriste në Stamboll në nëntor 2003. Një numër i përgjithshëm prej 58 vetësh u vranë nga bombat në dy sinagoga, konsullatën britanike dhe zyrën e një banke britanike. (Sabah - 11/06/09; AFP, BTA - 10/06/09)