03/06/2009
STOKHOLM, Suedi -- Ministri i Jashtëm Karl Bildt tha të martën (2 qershor) se ai nuk mund të ndihmojë ish-kreun serb boshnjak Radovan Karaxhiç që të provojë se ai pati një marrëveshje me diplomatët e huaj lidhur me imunitetin. Bildt "nuk ka informacion të duhur rreth ndonjë marrëveshje të pretenduar imuniteti," tha ministria e drejtësisë në një letër për gjykatën e Hagës për krimet e luftës. "Edhe nëse një marrëveshje e tillë ekzistoi, ajo nuk mund të kapërcejë mandatin e gjykatës dhe të ndalë gjykatën nga gjyqi kundër Karaxhiç,' shtoi dokumenti. Javën e shkuar, Karaxhiç i kërkoi gjykatës së OKB të nxisë si Suedinë, ashtu edhe Shtetet e Bashkuara për të dhënë prova që dëshmojnë marrëveshjen e tij të pretenduar të imunitetit. Ai thotë se e bëri atë në korrik 1996 me ish-të dërguarin e SHBA Riçard Hollbruk, i cili nga sa pretendohet, i ofroi atij mbrojtje nga procedimi nëse Karaxhiç do të largohej nga jeta publike. Holbruk e mohon një marrëveshje të tillë. (AFP, Beta - 02/06/09)