Mobile | RSS | News Feeds | Facebook | Flickr | Twitter |

BDI e Maqedonisë vë afat përfundimtar për mosmarrëveshjen për emrin

29/05/2009

SHKUP, Maqedoni -- Partia etnike shqiptare e Bashkimit Demokratrik për Integrimin (BDI) vuri një afat përfundimtar për partnerin e saj të koalicionit VMRO-DPMNE për të zgjidhur mosmarrëveshjen për emrin me Greqinë dhe për të lëvizur përpara procesin e bllokuar të integrimit euro-atlantik të vendit deri në fund të vitit. Nëse jo, shqiptarët do të kërkojnë alternativa të reja, i tha anëtarja e BDI, Teuta Arifi të enjten (28 maj) kanalit vendas të TV Alsat M. Ajo paralajmëroi se çdo përpjekje për të ndryshuar kursin e Maqedonisë ndaj integrimit në BE dhe NATO është i rrezikshëm. Greqia ka bllokuar përpjekjen e Maqedonisë për në NATO lidhur me mosmarrëveshjen e gjatë midis të dy vendeve për emrin. Sondazhet e opinionit tregojnë se shqiptarët etnikë janë më tepër të gatshëm të bëjnë kompromis sesa maqedonasit, të cilët e lidhin emrin e vendit me identitetin e tyre.

Më vete të enjten, udhëheqësi i BDI Ali Ahmeti tha se koalicioni në pushtet është i qëndrueshëm dhe se partia e tij nuk do të largohet nga qeveria. Komentet e tij erdhën pasi Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu anulloi vizitën e tijn në Maqedoni midis njoftimeve që sugjeronin se ai nuk do të pritej me nderime shtetërorë. (MRT, Makfax - 29/05/09; Dnevnik, Utrinski Vesnik - 28/05/09)

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes