26/05/2009
ATHINE, Greqi -- Shoqatat muslimane të Athinës kanë ngritur një padi për një polic që thuhet se përdhosi një kopje të kuranit javën e shkuar, njoftoi media të hënën (25 maj). Të enjten e shkuar, polici thuhet se mori një kuran nga një klient gjatë një kontrolli policor në një kafene të Athinës, e shqeu atë, e flaku në dysheme dhe e shkeli me këmbë. Policia thotë se polici nuk e dinte se ishte libri i shenjtë i Islamit. Bashkësia e Pakistanit në Greqi i bëri thirrje qeverisë që të pranojë përgjegjësinë për incidentin dhe kërkoi që autoritetet të kërkojnë të falur. Incidenti shkaktoi dy ditë protesta nga qindra muslimanë në Athinën qendrore. Përleshjet e dhunshme me policinë të premten plagosën së paku 14 vetë dhe dëmtuan disa biznese; 46 vetë u arrestuan. (SKAI, AP, ANA-MPA, In.news - 25/05/09)