10/05/2009
PRISHTINË, Kosovë -- Ministri i brendshëm Zenun Pajaziti i bëri thirrje Interpolit të premten (8 majit) të mos zbatojë mandatet e arrestimit të Serbisë për qytetarët e Kosovës. Ai po i referohej veprimit të së mërkurës të Kolumbisë për të dëbuar ish-kryeministrin e Kosovës Agim Çeku, i cili kërkohet nga Serbia si i dyshuar për krime lufte. Pajaziti i dërgoi një letër Interpolit dhe shteteve të tij anëtare duke i kërkuar atyre të ndalojnë atë në të ardhmen, tha Fisnik Rexhepi, këshilltar i Pajazitit. "Serbia nuk ka jurisdiksion mbi Republikën e Kosovës dhe qytetarët e tij," tha ai.
Beogradi tha Çeku, një ish-komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, është përgjegjës për vrasjen e 669 serbëve dhe 18 jo-shqiptarëve të tjerë gjatë konfliktit të viteve 1998-1999. (Tanjug, B92, DPA - 09/05/09; AFP - 08/05/09)