07/05/2009
SARAJEVE, Bosnje dhe Herzegovinë (BiH) -- Kryeprokurori i gjykatës së krimeve të luftës të Hagës, Serge Bramertz pohoi të mërkurën (6 maj) se gjykata ka shkatërruar rreth 1,000 prova nga varret masivë në zonën e Srebrenicës. Bramertz ishte në Sarajevë, ku u takua me përfaqësuesë të shoqatave Nënat e Srebrenicës dhe Enklavat e Zhepës. Ai ja atriuboi vendimin për të shkatërruar provat gjendjes së tyre të keqe. Megjithatë, informacioni rreth provave, që përfshin fotografi, paisje personale dhe pjesë veshjejsh, është në dosje. Të afërmit e rreth 8,000 djemve dhe burrave muslimanë të vrarë në masakrën e Srebrenicës më 1995, e kritikuan vendimin për të shkatërruar provat faktike. (B92, ANP, Makfax - 06/05/09)