26/04/2009
BUKURESHT, Rumani -- Një tërmet i shkallës 5.3 Rihter tronditi Rumaninë lindore dhe qëndrore vonë të shtunën (25 prill). Zyrtarët thanë se epiqendra ishte në rajonin Vrancea, rreth 120km në verilindje të Bukureshtit. Nuk u njoftua asnjë dëm ose plagosje por njerëzit u panikuan dhe u larguan nga shtëpitë e tyre. Tërmeti u ndjen gjithashtu në veriun e Bullgarisë. (Darik, Xinhua, AP, Hotnews.ro - 25/04/09)