Mobile | RSS | News Feeds | Facebook | Flickr | Twitter |

ICO thotë se decentralizimi është shansi i vitit i serbëve të Kosovës

14/04/2009

PRISHTINE, Kosovë -- Zyra Civile Ndërkombëtare (ICO) po i thotë bashkësisë serbe në Kosovë se procesi i decentralizimit është shansi i tyre i vitit. "Oferta është në tryezë. Varet vetëm nga serbët e Kosovës për t'a gjykuar dhe për t'a marrë këtë ofertë," tha të martën (14 prill) zëdhënësi i ICO Kai Muller-Berner. Plani i decentralizimit parashikon krijimin e pesë bashkive plus një me shumicë serbe. Por krerët serbë të Kosovës kanë thënë se bashkësia e tyre nuk do ta mbështesë këtë proces sepse ai po udhëhiqet nga qeveria e Kosovës dhe ICO. Ata kanë kërkuar neutralitet nën drejtimin e Këshillit të Europës.

Në lajme të tjera të martën, EULEX i kërkoi qeverisë që të përshpejtojë miratimin e legjislacionit që do të forcojë mekanizmin e mbrojtjes së dëshmitarëve. Kërkesa, nga zëdhënësja e EULEX Karin Limdal, erdhi pasi EULEX po rrit shqyrtimin prej tij të dosjeve të krimeve të luftës. Mekanizmi i mbrojtjes së dëshmitarëve është konsideruar një element kryesor i reformës gjyqësore lidhur me krimet e luftës dhe krimin e organizuar. (Zeri, Kosova Sot, Koha Ditore, Kohavision, Telegrafi, Kosovalive - 14/04/09; Radio Free Europe - 13/04/09)

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes