06/04/2009
PRAGE, Republika Çeke -- Gjatë takimit të nivelit të lartë të BE-së të së dielës (5 prill), Ministri i Jashtëm italian Franko Fratini propozoi një plan prej tetë pikash që ka për qëllim shpejtimin e integrimit në NATO dhe BE për Ballkanin Perëndimor. Plani parashikon liberalizimin e vizave si një nga përparësitë për Serbinë dhe Maqedoninë. Komisioni Europiann (KE) duhet të përgatisë një raport mbi çështjen deri në fund të majit, dhe përfundimet do të hyjnë në fuqi deri nga fundi i vitit.
Italia kërkon gjithashtu përparim në mosmarrëveshjen për emrin midis Greqisë dhe Maqedonisë që do të shbllokonte bisedimet e anëtarësimit të Shkupit dhe do ta lejonte atë që të bashkohej me NATO-n. Dokumenti sugjeron se KE duhet të nisë përgatitjet për raportet teknikë mbi kërkesat për anëtarësimin në BE të Malit të Zi, Shqipërisë dhe Serbisë.
Italia dëshiron të shohë Kroacinë që të përfundojë bisedimet e saj me BE deri më 2010 në përputhje me planin e saj të KE. Sa për Bosnje dhe Herzegovinën, Roma dëshiron të shohë më shumë autoritet për përfaqësuesin e lartë të BE deri nga fundi i korrikut. Plani parashikon gjithashtu, deri nga fundi i qershorit, për marrëveshjen e përkohshme midis BE dhe Serbisë, duke i kërkuar Beogradit që të bashkëpunojë plotësisht me gjykatën e krimeve të luftës të Hagës. Lidhur me Kosovën, Italia thekson rëndësinë e mbështetjes ekonomike për vendin e ri. Pika e fundit në plan parashikon mbajtjen e një takimi të nivelit të lartë BE-Ballkani Perëndimor në gjysmën e parë të 2010. (Alfa TV, MIA - 05/04/09)