29/03/2009
ANKARA, Turqi -- Gjashtë njerëz, duke përfshirë drejtuesin e Partisë së Bashkimit të Madh (BBP) Muhsin Yazicioglu, vdiq nga rrëzimi i një helikopteri në provincën jugore të Kahramanmaras, tha të premten (27 mars) ministri i brendshëm Besir Atalay. Helikopteri i Yazicioglu ra të mërkurën për shkak të motit të keq. Kërkuesve ju desh dy ditë për të gjetur mbetjet dhe i gjetën të gjashtë njerëzit brenda të vdekur, edhe pse njëri kishte bërë një telefonatë me celular pak mbas rënies. Një numër partish politike pezulluan fushatën e tyre duke u solidarizuar.
Në lajmet e tjera, rreth 48.6 milion votues turq do të hedhin votën e tyre në zgjedhjet lokale të vendit të dielën (29 mars). Përfaqësuesit e gjithsej 19 partish politike po kandidojnë për kryetar bashkie dhe vendet në këshillin bashkiak në 81 provincat e vendit. Sipas sondazheve, Partia për Drejtësi dhe Zhvillim në qeverisje, pritet të konfirmoj pozitën e saj drejtuese mbi Partinë kryesore opozitare të Popullit Republikan. Partia pro-kurde e Shoqërisë Demokratike pritet të shfaqet si partia kryesore opozitare në provincat juglindore të mbizotëruara nga kurdët. (Radikal, Milliyet - 29/03/09; Sabah, Yeni Safak, Radikal, Vatan, Cumhuriyet, Xinhua, Hurriyet, Anadolu news agency, AFP, AP - 28/03/09; Hurriyet, AFP, Zaman, AP, CNN - 27/03/09)