25/03/2009
ZAGREB, Kroaci -- Presidenca çeke e BE vendosi të martën (24 mars) që të shtyjë me një muaj, deri më 24 prill, konferencën ndërqeveritare mbi bisedimet e pranimit të Kroacisë. Ky veprim pasoi një kërkesë të Sllovenisë, e cila bllokoi bisedimet e pranimit të Zagrebit në dhjetor për shkak të mosmarrëveshjes kufitare në vazhdim midis dy vendeve. Komisioni Europian ndërhyri kohët e fundit duke u përpjekur që të bindë Kroacinë dhe Slloveninë për të arritur një kompromis, në mënyrë që procesi i pranimit të mund të rinisë. Deri tani, megjithatë, ndërmjetësimi i BE nuk ka ndihmuar. Kroacia ende këmbëngul se Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë duhet të zgjidhë mosmarrëveshjen, një ide që Sllovenia e kundërshton. (HRT, Business.hr - 24/03/09)