Mobile | RSS | News Feeds | Facebook | Flickr | Twitter |

Kristofias i Qipros paralajmëron Turqinë kundër ndërhyrjes në bisedimet e ribashkimit

08/03/2009

NIKOSIA, Qipro -- Presidenti qipriot Demetris Kristofias tha të premten (6 mars) se ndikimi i Turqisë mbi qipriotët turq ishte duke dëmtuar bisedimet e vazhdueshme të drejtpërdrejta për ribashkimin e ishullit të ndarë. "Unë ... e theksoj edhe njëherë se nëse BE dhe bashkësia ndërkombëtare nuk e bindin Turqinë se [udhëheqësi qipriot turk Mehmet Ali] Talat është negociatori dhe duhet të jetë krejtësisht i lirë për të diskutuar, atëherë gjërat do të jenë të vështira," Kristofias tha gjatë një konference për shtyp. "Do të arrihet një marrëveshje nëse Turqia tregon mirëkuptim dhe ndryshon qëndrimin e saj."

Ndërkohe, Talat sinjalizoi të shtunën se ai mund të mos kandidojë për një mandat të ri më 2010 nëse të dy bashkësitë qipriote nuk arrijnë një marrëveshje deri në fund të 2009. "Nëse nuk ka asnjë shpresë për një zgjidhje [deri në fund të vitit], unë nuk do t'a kem përfunduar misionin tim," tha Talat për të përditëshmen Sabah. Ai pranoi se ritmi i bisedimeve të drejtpërdrejta të ribashkimit ishte i ngadaltë, duke fajësuar "mosmarrëveshje të mëdha" ndërmjet të dy palëve në lidhje me grindjet për pasurinë dhe shkëmbimet e territorit. (Sabah, Anadolu news agency, Reuters - 07/03/09; CNA, Famagusta Gazette, AP, Reuters, AFP, DPA, Makfax - 06/03/09)

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes