Trupat Mbrojtëse të Kosovës i hap rrugë Forcave të Sigurisë

20/01/2009

PRISHTINË, Kosovë -- Pas nëntë vjet ekzistence, Trupat Mbrojtëse të Kosovës (TMK) ndërpreu punën të hënën (19 janar) për t'i bërë vend Forcave të Sigurisë së Kosovës (KSF) që fillon punë të martën. Presidenti Fatmir Sejdiu e përshkroi ditën e fundit si emocionale dhe historike lidhur me përparimin dhe zhvillimin e Kosovës.

Në lajme të tjera të hënën, sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jaap de Hoop Shefer tha në Bruksel se ai ishte gati të konsideronte shfuqizimin e zonës së sigurisë ushtarake rrotull Kosovës. Beogradi së pari sugjeroi heqjen e sonës së sigurisë në fund të vitit të kaluar. NATO e vendosi atë pas goditjeve të saj ajrore ndaj Serbisë në 1999.

Ndërkohë, partia e dytë e opozitës në Kosovë, Lidhja Demokratike e Dardanisë (LDD) është bashkuar me partinë tjetër të opozitës, Aleancën për Ardhmërinmë e Kosovës, në kundërshtimin e vendimit të Sejdiut për të mbajtur zgjedhjet e përgjithëshme në 2011. Zyra e Sejdiut njoftoi javën e fundit se zgjedhjet e përgjithëshme duhet të bëheshin pasi të skadonte afati i parlamentit ekzistues, në 2011. Kreu i LDD Nexhat Daci e kundërshtoi atë si totalitare. (Zeri, Koha Ditore, Kosova Sot, Express, Lajm - 20/01/09; Telegrafi, RTK, Kohavision - 19/01/09)

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes