12/01/2009
STAMBOLL, Turqi -- Një gjykatë akuzoi nëntë vetë të tjerë të dielën (11 janar) me lidhje të pretenduara me grupin separatist në hije Ergenekon i cili është dyshuar për komplotimin e një grushti shteti. Midis atyre të akuzuar është një ish kreu i forcave të posaçme të policisë, Ibrahim Shahin. Policia kapi 33 të dyshuar të tjerë të dielën në operacionin e dytë të tillë në një javë. Herët të hënën, policia arrestoi gjithashtu gazetarin e njohur Jalçin Kuçuk për lidhje të dyshuara me rastin.
Prokurorët, megjithatë urdhëruan të dielën lirimin e dhjetë të dyshuarve të Ergenekon duke përfshirë një gjeneral në pension dhe një kreun e mëparshëm të Bordit të Lartë të Arsimit të vendit. Policia i kishte kapur ata të mërkurën me 30 anëtarë të tjerë të dyshuar të organizatës. Një total prej 86 anëtarë të dyshuar të Ergenekon janë aktualisht në gjyq.
Në lajme të tjera të dielën, policia kapi 20 kg heroinë që me sa duket qenë për të shkuar në tregun evropian. Policia gjeti drogën në një kamion në krahinën qendrore të Eskisehir dhe arrestoi dy trafikantët e akuzuar. (Hurriyet, Sabah, Vatan, Radikal, Zaman - 12/01/09; Anadolu news agency, CNN Turk, AFP, AP, Reuters, Xinhua - 11/01/09)