12/01/2009
SOFJE, Bullgari -- Presidenti Geogi Parvanov i kërkoi homologut të tij rumun Traian Bashesku të dielën (11 janar) rë lejojë tranzitin e lirë të gazit ukrainas në Bullgari nëpërmjet rrjetit shpërndarës të Rumanisë, tha zyra e presidentit në një deklaratë. Ukraina ka propozuar furnizimin e Bullgarisë me 1.5 deri 2 milion metra kub gaz natyror në ditë nga rezervat e saj për të ndihmuar Sofjen t'ja dalë me krizën në vazhdim të gazit. Bullgaria, megjithatë ka nevojë për ndihmën e Rumanisë në mënyrë që gazi i premtuar ukrainas të mbrrijë atje. Bashesku tha se vendi i tij do të nisë të transportojë gazin ukrainas në Bullgari sapo ai të mbrrijë territorin e vet. Ai tha gjithashtu se Rumania është gati t'i furnizojë Bullgarisë elektricitet po të jetë e nevojshme. Bullgaria po ndeshet me një mungesë të ashpër gazi natyror që nga e marta e kaluar kur të gjitha furnizimet ruse nëpërmjet Ukrainës u ndërprenë lidhur me një grindje midis Moskës e Kievit. (Adevarul - 12/01/09; Mediafax, BNR, Sofia news agency, Focus - 11/01/09)