Mobile | RSS | News Feeds | Facebook | Flickr | Twitter |

Demonstrata anti-izraelite zhvillohen nëpër Ballkan

04/01/2009

NIKOSIA, Qipro/ATHINË, Greqi/ANKARA, Turqi/ SARAJEVË, Bosnje-Hercegovinë (BH)/ SOFJE, Bullgari -- Demonstrata kundër operacioneve ushtarake të Izraelit në Gaza u organizuan në disa vende të Ballkanit të premten (2 janar) dhe të shtunën, njoftoi media. Një protestë paqësore e madhe në Nikosia të shtunën u transformua në e dhunshme kur disa protestues u përpoqën të çanin një resht policësh që po bllokonin rrugën për në ambasadën e Izraelit.

Në Athinë, protestuesit jashtë ambasadës së Izraelit hodhën gurë dhe bomba me benzinë mbi policinë vonë të shtunën. Policia përdori gaz lotsjellës dhe grenada zhurmuese për ti shpërndarë.

In Turqi, mijëra u grumbulluan jashtë xhamive nëpër vend mbas lutjeve të së premtes. Disa dogjën flamuj të Izraelit dhe SHBA-së dhe recituan lutjet e funeraleve për viktimat në Gaza.

Ndërkohë, kryeministri Reçep Tajip Erdogan tha se Turqia po punon mbi një plan dy-fazësh për ti dhënë fund tensionit aktual në Gaza. Erdogan lajmëroi planin në një konferencë për shtyp mbas një takimi me presidentin egjiptian Hosni Mubarak në Sharm el Sheikh vonë të enjten. Të shtunën, Erdogan fluturoi për në Arabinë Saudite si pjesë e përpjekjeve të Turqisë për të ndihmuar në negocimin e armpushimit.

Po ashtu të premten, drejtuesit hebrej dhe mysliman në BH bën një apel të përbashkët ndaj komunitetit ndërkombëtar për të përdorur ndikimin e tij që të ndalojë gjakderdhjen.

Ndërkohë të premten, qindra bullgarë u grumbulluan në qytetin jugor të Madan për të protestuar ndaj sulmeve ajrore ndaj Izraelit. (CNA, Famagusta Gazette, AP, ANA-MPA, In.news - 03/01/09, Anadolu news agency, Hurriyet, NTV, AFP, Sofia news agency, Nova TV - 02/01/09)

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes