24/12/2008
PRAGË, Republika Çeke -- Maqedonia nuk do të jetë në gjendje të nisë bisedimet e pranimit me BE deri sa të zgjidhë mosmarrëveshjen e saj për emrin me Greqinë, paralajmëroi të martën (23 dhjetor) nënkryeministri çek Aleksandr Vondra. "Shanset për përparim pa zgjidhjen e çështjes së emrit janë të pakta. Republika Çeke ndryshoi emrin e saj tre herë në katër vjet në krye të viteve 1990 por kjo nuk ndikoi në identitetin tonë apo pozitën tonë ndërkombëtare," tha Vondra, vendi i të cilit merr në 1 janar presidencën e rradhës së BE. Ai po i përgjigjej ministrit të jashtëm maqedonas Antonio Miloshoski i cili vërejti të hënën se Shkupi mund të priste një nisje të bisedimeve të pranimit sapo të përmbushte kriteret. (Vecer - 24/12/08; Makfax, A1 - 23/12/08)