16/12/2008
PARIS, Francë -- Aplikimi zyrtar i anëtarësimit të Malit të Zi në BE u paraqit të hënën (15 dhjetor) në një takim në Paris midis kryeministrit malazes Milo Gjukanoviç dhe presidentit francez Nikolas Sarkozi vendi i të cilit mban presidencën e rradhës së BE. Të gjithë 27 vendet anëtare të BE duhet të miratojnë aplikimin nga Mali i Zi për t'i dhënë statusin zyrtar të kandidatit të BE dhe për të nisur negociatat e pranimit. Procesi i miratimit kërkon rreth një vit dhe negociatat e ardhshme mund të zgjasin nga një në pesë vjet. Komisioneri i zgjerimit të BE Olli Rehn përshëndeti masën e Malit të Zi duke e përshkruar atë si një ditë historike. (Beta, RTCG, Deutsche Welle, ITAR-TASS - 15/12/08)