Mobile | RSS | News Feeds | Facebook | Flickr | Twitter |

PDL fiton zgjedhjet në Rumani

03/12/2008

BUKURESHT, Rumani -- Partia Liberal Demokartike (PDL) fitoi zgjedhjet e përgjithëshme sipas rezultateve të Byrosë Qendrore Zgjedhore të lëshuara të martën vonë (2 dhjetor). Ndonse partia humbi votën popullore me një diferencë të vogël, sistemi i ri mazhoritar punoi mjaft në favor të saj. Si rezultat, PDL fitoi 138 nga 333 vende në dhomën e deputetëve dhe 58 nga 137 vende në senat, ose pak mbi 40% të vendeve në të dy dhomat. Koalicioni i Partisë Social Demokratike dhe Partisë Konservatore vjen pas me 21 vende më pak në dhomën e deputetëve dhe 3 më pak në senat, duke përfunduar në vendin e dytë. Partia e tanishme qeverisëse Kombëtare Liberale fitoi rreth 11% të vendeve në të dy dhomat duke marrë mbi 18% të votës popullore. Bashkimi Demokratik i Hungarezëve të Rumanisë ishte pak a shumë e pacënuar nga sistemi i ri, duke fituar 6.91% të vendeve në dhomën e deputetëve dhe 6.57% të vendeve në senat. Rezultatet përfundimtare priten të enjten. (Hotnews.ro, Gandul - 03/12/08; Mediafax, Xinhua - 02/12/08)

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes