02/12/2008
BUKURESHT, Rumani -- Presidenti Traian Bashesku njoftoi të hënën (1 dhjetor) se trupat rumune do të mbeten në Irak për tre vjet të tjera. "Ne do të qëndrojmë në Irak deri në 2011 ose deri sa aleatët tanë të largohen," i tha Bashesku një video-konference të oficerëve të ushtrisë rumune që shërbejnë në Irak, Afganistan dhe Ballkan. Ai spjegoi se qeveria e Irakut kërkoi zgjatjen. (AFP, Xinhua, Agerpress - 01/12/08)