Mobile | RSS | News Feeds | Facebook | Flickr | Twitter |

Feith thotë se qëllimi i EULEX është të pengojë ndarjen në Kosovë

01/12/2008

PRISHTINË, Kosovë -- Qëllimi i misionit të BE në Kosovë, EULEX është të riintegrojë veriun e mbizotëruar serb në pjesën tjetër të vendit dhe të pengojë çdo ndarje, tha të dielën (30 nëntor) kreu i Zyrës Civile Ndërkombëtare (ICO) në Kosovë, Pieter Feith. "Realiteti në terren ka ndryshuar dhe ky është një realitet më i hidhur, por ne duhet të merremi me të," tha Feith në një intervistë me transmetuesin publik RTK. Ai shtoi se nuk mund të pritet që BE të ndryshojë situatën brenda natës dhe se qëllimi afat-gjatë i ICO është të ngrejë një mjedis të sigurtë dhe shumë-etnik. EULEX do të hapë një zyrë të vogël në Beograd që do të trajtojë çështje teknike më tepër se sa politike, sipas raporteve të medias të hënën. Raportohet se zyrtarët evropianë thanë se kjo zyrë teknike do të lejojë bashkëpunimin policor ndërkombëtar me qëllim që të luftohet krimi i organizuar dhe veprimtari të tjera kriminale në rajon. (Koha Ditore, Zeri, Express, Kosova Sot - 01/12/08)

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes