30/11/2008
SOFJE, Bullgari -- Kryeministri Sergej Stanishev lajmëroi të premten (28 nëntor) se masat e para që ai do të marri mbas humbjes së fundit të fondeve të BE-së do të jetë zgjerimi i autoritetit të Meglena Plugchieva, zëvendëse-kryeministre për fondet e BE-së. Ajo u caktua në fillim të këtij viti për të përmirësuar bashkëpunimin midis disa agjencive shtetërore që janë përfshirë në thithjen e fondeve të BE-së. Stanishev përgëzoi përpjekjet e saj për të përmirësuar menaxhimin e fondeve të BE-së dhe shprehu përsëri keqardhjen me vendimin e Komisionit Evropian (KE) për ti hequr akreditimin e dy agjencive që menaxhojnë paratë e PHARE -- një veprim që solli humbjen e më shumë se 550 milion eurosh nga fondet e BE-së. Stanishev insistoi gjithashtu se vendimi i KE-së ishte i padrejtë, duke pasur parasysh krizën financiare botërore. (Mediapool, BNR, Focus - 28/11/08)