Mobile | RSS | News Feeds | Facebook | Flickr | Twitter |

Partitë opozitare në Bullgari kërkojnë dorëheqjen për shkak të bllokimit të fondeve të BE-së

27/11/2008

SOFJE, Bullgari -- Partitë opozitare në parlament dhe Qytetarët për Zhvillimin Evropian të Bullgarisë lajmëruan të mërkurën (26 nëntor) se po përgatisin një mocion mosbesimi kundër qeverisë, ose do të kërkojnë dorëheqjen e menjëhershme të ministrit të financave Plamen Oresharski dhe ministrit të zhvillimit rajonal Asen Gagauzov. Ata janë përgjegjës për të dyja agjencitë paguese që drejtonin përdorimin e fondeve në kuadër të programeve PHARE. Të martën, Komisioni Evropian (KE) lajmëroi se nuk do të rivendoste akreditimin e ndonjë agjencie tjetër, e cila do të thotë se asnjë projekt tjetër nuk do të miratohet, pasi programi përfundon në fund të këtij viti. Si pasojë, 220 milion euro në kuadër të programit, do të tërhiqen, ndërsa 340 milion euro të përcaktuara për projekte që tashmë janë miratuar mbeten të bllokuara. KE citoi dështimin e vazhduar të Bullgarisë për të ulur korrupsionin dhe krimin e organizuar. (Netinfo, Focus, Sega, Dnes.bg - 26/11/08)

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes