24/11/2008
BEOGRAD, Serbi -- Partia e vogël opozitare Liberal Demokratike (LDP) tha të dielën (23 nëntor) se nuk do të mbështesë një mocion votëbesimi të paraqitur kundër qeverisë së kryeministrit Mirko Cvetkovic. Vëzhguesit e presin gjerësisht vendimin e LDP-së, pasi ajo është bashkuar me partitë e koalicionit qeverisës në këshillin e qytetit të Beogradit. Mocioni i votëbesimit do të organizohet të premten. Partitë opozitare duke përfshirë Partinë Demokratike Serbe, Serbinë e Re dhe Partinë Radikale Serbe akuzojnë qeverinë se ka negociuar me BE-në lidhur me vendosjen e misionit gjyqësor dhe policor të EULEX në Kosovë si një hap i parë drejt njohjes së Kosovës. (Politika - 24/11/08; B92, Beta, RTS - 23/11/08)