21/11/2008
NJU JORK,Shtetet e Bashkuara -- Raportuesi i posaçëm i OKB-së mbi torturën, Manfred Novak njoftoi të enjten (20 nëntor) se Shqipëria, bashkë me Zvicrën dhe një numër vendesh evropiane, ka rënë dakord të pranojë të burgosur nga struktura e burgimit e gjirit të Guantanamos në qoftë se ata nuk janë në gjendje të kthehen në vendet e tyre pasi të mbyllet kampi. Presidenti i zgjedhur Barak Obama premtoi gjatë fushatës të mbyllë strukturën e cila mban të dyshuar terroristë. Ai u zotua më tej se të burgosurit ose do të kenë një gjyq ose do të lihen të lirë. Novak thotë se rreth 100 vetë në gjirin e Guantanamos ndeshen me persekutim dhe tortura po qe se kthehen në vendet e tyre. (AP - 20/11/08)