21/11/2008
BUKURESHT, Rumani -- Operatori bërthamor rumun në pronësi të shtetit, Nuclearelectrica nënshkroi një marrëveshje të enjten (20 nëntor) për të ndërtuar dy reaktorë të rinj në centralin bërthamor të Cernavodës deri në 2015. Ministri i ekonomisë dhe financave Varuzhan Vosganian e përshkroi atë si një "hap shumë të madh për të rritur sigurinë e energjisë së Rumanisë". Gjashtë kompani nënshkruan marrëveshjen prej 4 miliard euro: GDF Suez e Francës, RWE e Gjermanisë, CEZ e Republikës Çeke dhe Enel e Italisë me 9.15% secila dhe Iberdrola e Spanjës dhe një njësi lokale e gjigandit të çelikut ArcelorMittal me 6.2% secila. Nuclearelectrica do të mbajë 51% të aksioneve në emër të shtetit. (Mediafax, Realitatea, Reuters, RIA Novosti - 20/11/08)