21/11/2008
SARAJEVË, Bosnje dhe Herzegovinë (BiH) -- Këshilli i Sigurimit i OKB-së vendosi njëzëri të enjten (20 nëntor) të shtyjë me një tjetër vit mandatin e misionit paqeruajtës të BE në BiH, EUFOR. Trembëdhjetë vjet pas përfundimit të luftës, Këshilli i Sigurmit u kujtoi muslimanëve, serbëve dhe kroatëve në BiH se përgjegjësia kryesore për Marrëveshjen e Paqes të Dejtonit që përfundoi konfliktin, u takon atyre. (RTRS, SRNA - 21/11/08; AP, OHR, Dnevni Avaz, Tanjug, Onasa, RTRS, SRNA - 20/11/08)